Serie A/ Lazio ngjitet në zonën e Championsit

Serie A/ Lazio ngjitet në zonën e Championsit

17:32, 20/02/2021

Goli i realizuar nga Luis Alberto në minutën e 24-t i mjaftoi Lazios për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Sampdorias në “Olimpico” të Romës.

Një sukses pa shumë shkëlqim, por shumë i rëndësishëm për bardhekaltrit, që harrojnë shumë shpejt humbjen përballë Interit në javën paraardhëse.

Mungonte në formacionin e Lazios, për arsye dëmtimi, Thomas Strakosha, ndërsa Marco Alia ishte në stol si portier i tretë.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 64-t, u aktivizua në vend të autorit të golit, spanjollit Luis Alberto, Vedat Muriqi, me sulmuesin “dardan” që vetëm tri minuta më vonë humbi një rast të pabesueshëm pas krosimit të Marusicit, teksa vetëm dy hapa larg portës nuk arriti ta shtynte topin drejt rrjetës.

Lazio ia doli ta ruante rezultatin në minutat e mbetura, duke u ngjitur qoftë përkohësisht në zonën Champions, pra në vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco