Bundesliga/ Wolfsburg kalon pa problem Arminian, ngjitet në vend të tretë

Bundesliga/ Wolfsburg kalon pa problem Arminian, ngjitet në vend të tretë

22:54, 19/02/2021

Arminia Bielefeld nuk mundi t’i bënte ballë Wolfsburgut në ndeshjen hapëse të javës së 22-të të Bundesligës, që u mbyll 3-0 në favor të “ujqërve”, të cilët me këtë sukses ngjiten në vendin e tretë, duke zhvendosur një pozicion më poshtë Eintrachtin e Frankfurtit.

Ndeshja u zhbllokua pa u mbushur gjysmë ore nga Steffen, që pati bashkëpunimin e Gerhardt.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të miqve, që nuk u ndalën as gjatë fraksionit të dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, ai i rezultatit 2-0 po nga Steffen, ndërsa në të 54-tën mbylli ndeshjen finalizimi i Arnold.

Për rreth 40 minuta lojë Arminia tentoi pa sukses të realizonte qoftë një gol, ndërsa “ujqërit” e ulën disi ritmin, duke i kushtuar më shumë vëmendje administrimit të ndeshjes, për të shmangur harxhimin e energjive.

Për Arminian kjo ishte disfata e 13-të sezonale, e treta në katër sfidat e fundit, ecuri që ka komplikuar pozitat e saj në zonën e ftohtë të Bundesligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco