Po shkëlqen tek PSG, flet vëllai i Mosie Kean: Nga Juventusi e largoi...

Po shkëlqen tek PSG, flet vëllai i Mosie Kean: Nga Juventusi e largoi...

19:15, 19/02/2021

“Nuk ishte çështje parash". Intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” , Giovanni Kean, vëllai i Moise , foli për performancën e shkëlqyer të sulmuesit te PSG dhe lamtumirën e tij nga Juventus:

 “Unë mendoj se Juventusi nuk do të donte kurrë ta linte të shkonte. Unë mendoj se ishte një zgjedhje e trajnerit që sapo kishte ardhur (Sarri). Po të kishte mbetur Allegri, Moise nuk do të ishte shitur kurrë.

A do të kishte qenë mirë në këtë Juve? Sigurisht, ai nuk do të kishte shumë probleme. Po flasim për një nga klubet më të mira në Europë dhe do të kishte pasur shumë konkurrencë. Dybala, Ronaldo, Morata… por yjet janë gjithashtu atje në sulmin e PSG. Icardi, për shembull, për mua është një nga më të fortët përreth. Por ai luajti më pak se Moise. Nëse dikush është i fortë, luaj kudo”, ka thënë vëllai i Moise Kean.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco