Real Madrid publikon listën e lojtarëve, Zidane përballet me një mori mungesash

Real Madrid publikon listën e lojtarëve, Zidane përballet me një mori mungesash

17:38, 19/02/2021

Të Shtunën Real Madrid luan të transfertë ndaj Valladolid. Mirëpo, Zinedine Zidane do të udhëtojë për Valladolid me një grup të “shkatërruar”, për shkak se disa prej lojtarëve më të rëndësishëm si Sergio Ramos, Marcelo, Rodrygo, Dani Carvajal, Eden Hazard dhe Karim Benzema  janë të dëmtuar.

Për takimin e nesërm, tekniku i madrilenëve ka thirrur një grup prej 19 lojtarësh, ku bie në sy grumbullimi i lojtarit 21 vjeçar, Hugo Duro, i cili pritet të zëvendësojë, Benzeman, në sulm. Janë thirrur edhe pesë lojtarë të tjerë të Castilla.

Grupi i Real Madrid:

Courtois, Lunin, Altube, Varane, Nacho, F. Mendy, Chust, Miguel, Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr, Mariano, Hugo Duro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco