Femrat/ Nisin çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, luhen edhe dy sfida të prapambetura

Femrat/ Nisin çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, luhen edhe dy sfida të prapambetura

17:15, 19/02/2021

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e mbetura të Kupës së Shqipërisë për kategorinë e futbollit të femrave.

Për shkak të motit të përkeqësuar, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit u detyrua të shtynte dy përballjet e fundit.

Ditën e shtunë, më 20 shkurt, Partizani do të përballet me vajzat e AAS, në orën 13:30 në Kamzë.

Fituesja e këtij çifti do të përballet në çerekfinalet e Kupës me ekipin e Tiranës.

Ndeshja Teuta – Skënderbeu është planifikuar të luhet ditën e diel në orën 13:00 në Durrës.

Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet në ndeshjen çerekfinale me Tirana AS.

Ndërkohë, çifti i parë çerekfinalist, Vllaznia – Juban Danja, do të luajnë këtë të shtunë në orën 14:00 në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër.

Juban Danja mundi në 1/16 ekipin e Bilisht Sport, me rezultatin e thellë 10-0, duke siguruar biletën për në çerekfinale, ku shorti i ka vënë përballë kampionet e Shqipërisë, vajzat e Vllaznisë.

Çifti i dytë çerekfinalist, Apolonia – Kinostudio, do të ndeshen me njëra – tjetrën më 3 mars.

Kinostudio fitoi në Tiranë përballë vajzave të Lushnjes, me rezultatin 3-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco