Ish-mbrojtësi i Kukësit me COVID-19, izolohet në Rumani

Ish-mbrojtësi i Kukësit me COVID-19, izolohet në Rumani

16:31, 19/02/2021

Mbrojtësi i krahut të majtë, Simon Rrumbullaku, pas testeve të bëra së fundmi, ka zbuluar se është pozitiv me COVID-19.

Ish-lojtari i Kukësit, i cili nga janari i vitit të kaluar luan në Ligën e Parë rumune, me skuadrën e UTA Arad, së fundmi ka marrë lajmin e keq.

Në këtë situatë, futbollisti shqiptar, është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve.

Rrumbullaku do të qëndrojë i izoluar për disa ditë, deri në momentin që tamponi do të dalë negativ.

Në Rumani, 29-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje, ku ka dhënë edhe një asist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco