Tre xhudistët nga Kosova kthehen nga Izraeli me një medalje të bronztë

Tre xhudistët nga Kosova kthehen nga Izraeli me një medalje të bronztë

16:33, 19/02/2021

Akil Gjakova është ndalur në raundin e tretë të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. 

Xhudisti ynë u mposhtë nga italiani, Giovanni Esposito, në shënim të artë, kategoria deri në 73 kilogramë. Paraprakisht, Akili kishte mposhtur me ippon portugezin, Joao Fernando, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë. Gjakova shtoi në llogarinë e tij 120 pikë olimpike.

Sot garoi edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo u ndalë në raundin e dytë, duke u mposhtur nga Lucy Renshall e Britanisë së Madhe, me shënim të artë. Fazliu fitoi 100 pikë olimpike. 

Ekipi ynë i xhudos mori pjesë në Grand Slam me tre xhudistë, ndërsa do të kthehet me medaljen e bronztë të fituar nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco