Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

13:19, 19/02/2021

Ish-futbollisti i Partizanit, Theofilio Solomon në telashe.

25-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga e dashura e tij, teksa së fundmi mësohet se i është caktuar masë arrest me burg.

“Panorama Sport”, zbulon  se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Solomon maske

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ai u denoncua më datë 17 shkurt nga e dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Futbollisti ai ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë që Solomon u largua nga Partizani në merkaton e janarit, duke firmosur me skuadrën e Qadsias në Kuvajt. Për shkak të problemeve, sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri dhe ndodhet në Shqipëri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco