Sanremo/ Ibrahimoviç nuk do të jetë vetëm i ftuar por dhe do të këndojë me trajnerin e famshëm

Sanremo/ Ibrahimoviç nuk do të jetë vetëm i ftuar por dhe do të këndojë me trajnerin e famshëm

12:23, 19/02/2021

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për Festivalin Sanremo 2021, që do të transmetohet në Rai Uno nga 2 deri më 6 mars.

 Pavarësisht nga polemikat dhe kritikat e javëve të fundit, Amadeus konfirmoi në një konferencë shtypi se Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në të pesë mbrëmjet e festivalit të muzikës.

Por siç duket supriza në këtë Sanremo nuk kanë fund.

Në mediat italiane shkruhet se Zlatan Ibrahimoviç dhe Mihajloviç do të këndojën së bashku në Festival.

Lajmi ende nuk është zyrtar, por mësohet se brenda një kohe relativisht të shkurtër lajmi do të konfirmohet.

Sidoqoftë, tifozët e Bolonjës mund të jenë të sigurt, Sinisa do të jetë i pranishëm në skenën e Sanremos vetëm në një mbrëmje, ndryshe nga kampioni suedez i cili do të jetë mysafir i rregullt për të gjithë festivalin.

 Siç dihet tashmë midis Zlatan dhe Miha ka pasur një miqësi të madhe për vite me rradhë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco