Milani merr lajmin e keq në prag të derbit ndaj Interit, dëmtohet...

Milani merr lajmin e keq në prag të derbit ndaj Interit, dëmtohet...

12:14, 19/02/2021

Ditën e diel në orën 15:00 do të luhet “Derby della Madonnina” ndërmjet Milanit dhe Interit e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Por kuqezinjtë kanë marrë një goditje të rëndë pasi Ismael Bennacer u dëmtua në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Europa League. 23-vjeçari mori një lëndim vetëm pas 39 minutave lojë dhe më pas u detyrua të zëvendësohet.

“Gjëja më negative nga ndeshja e sotme është humbja e Ismael Bennacer”, u shpreh trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Pa dyshim që përballja mes Interit dhe Milanit pritet të kthejë vëmendjen e të gjithëve pasi dy skuadrat janë në krye të renditjes në Serie A. Interi pozicionohet në vendin e parë kurse Milani e ndjek me një pikë më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco