Barça po vuan në mbrojtje, Cassano propozon emrin e futbollistit nga Serie A

Barça po vuan në mbrojtje, Cassano propozon emrin e futbollistit nga Serie A

11:41, 19/02/2021

Barcelona po vuan shumë në repartin e mbrojtjes.

Katalunasit synojnë që për sezonin e ri të përforcohen me mbrojtësin Eric Garcia nga Manchester City, por duket se ai është i pamjaftueshëm.

Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano që tani po luan rolin e analistit në “Sport Mediaset”, ka këshilluar Barcelonën për të transferuar një mbrojtës të fortë që i përshtatet stilit të lojës së tyre. Cassano ka thënë se Bayern Munichu ka marrë një lojtar si Dayot Upamecano që rrallë herë gjen, ndërsa i ka sugjeruar Barcelonës të transferojnë mbrojtësin e Juventusit, De Ligt.

“Bayern Munich mori Upamecanon, në Gjermani lojtarë të këtij kalibri vështirë se mund të gjesh”, tha fillimisht Cassano.

“PSG-ja ato lojtarë që ka i mban për vete dhe nuk mund t’ia marrë askush, ndërsa Manchester United nuk ka asnjë mbrojtës. Një futbollist i talentuar dhe i fortë fizikisht është vetëm De Ligt. Holandezët mund të përshtaten mirë tek Barcelona.“Nëse katalanasit do të kërkonin një mbrojtës, për mua të shkojë të marrin De Ligt”, ka deklaruar Cassano.

De Ligt u përfol për një kalim të mundshëm në Barcelonë, por në fund agjenti i tij Mino Raiola vendosi të ndryshonte drejtim duke nënshkruar me Juventusin për 75 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco