Drejtori sportiv i Napolit: Rrahmani një vlerë e shtuar për skuadrën tonë

Drejtori sportiv i Napolit: Rrahmani një vlerë e shtuar për skuadrën tonë

10:45, 19/02/2021

Napoli ka humbur ndeshjen ndaj Granadës me rezultatin final 2-0, duel i vlefshëm për raundin e 1/16 në Europa League

Pas ndeshjes foli edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ku mes tjerash tha se nuk diskutohet kualiteti i Amir Rrahmanit.

Gattuso deri në fund të sezonit? “Po, kam thënë dhe më parë, jemi të bashkuar dhe në fund do ti bëjmë llogaritë”, tha ai.

Giuntoli u ndal të flasë edhe për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Nikola Maksimovic.

Maksimovic dhe Rrahmani? “Luajnë të dy në mbrojtje por kanë pasur pak ndeshje ku kanë luajtur bashkë”, tha Giuntoli.

“Çdo ndeshje ju shërben të përmirësohen, kualiteti nuk diskutohet dhe janë duke luajtur shumë mirë. Janë një vlerë e shtuar në dispozicion të skuadrës napolitane”, përfundoi Cristian Giuntoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco