Sot pritet debutimi i Florent Hasanit në Izrael!

Sot pritet debutimi i Florent Hasanit në Izrael!

09:10, 19/02/2021

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani pritet që sot të debutojë me skuadrën e tij të re, Hapoel Kfar Saba.

Hasani para disa dite zyrtarizoi transferimin e tij në ekipin izraelit, pas largimit nga kampionati hungarez. Sot klubi i Hapoelit zhvillon ndeshjen e Kupës ‘State’ ndaj MS Kafr Qasim. Takimi zhvillohet në orën 13:00 dhe futbollisti kosovar, Florent Hasani mund të luajë disa minuta.

Kujtojmë që dje Hasani është stërvitur me klubin dhe është i gatshëm të aktivizohet si titullar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco