‘Cristiano Ronaldo është egoist’, vjen deklarata e bujshme nga ish-sulmuesi...

‘Cristiano Ronaldo është egoist’, vjen deklarata e bujshme nga ish-sulmuesi...

08:38, 19/02/2021

Të shumë janë që e duan por ka edhe nga ata që e urrejnë Cristiano Ronaldon.

Mes tyre është edhe ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano i cili e ka quajtur portugezin një “egoist” dhe beson se ylli i Juventusit po lufton të përshtatet me stilin e lojës së Andrea Pirlos.

Ronaldo ka qenë lojtari më produktiv i gjigantëve të Torinos këtë sezon, duke shënuar 23 herë në 27 paraqitje.

“Unë gjithmonë kam thënë, edhe pse ai është një fenomen dhe ka shënuar një miliard gola, me idenë e Andrea Pirlos për futbollin Roanaldo mund të hasë në vështirësi”, tha Cassano.

“Ai shënon një gol për ndeshje, është e vërtetë, por ai lufton me idenë e Andrea Pirlos. Ai ka qenë gjithmonë egoist”.

“Ai është lloji i lojtarit që jeton për të shënuar, jo për lojë, për ndeshjen e shkëlqyeshme. Ai jeton për të shënuar dhe në këtë moment situata po përkeqësohet. Vitet kalojnë për të gjithë dhe ai ka vështirësi”.

“Paradoksi është që Juventusi ka blerë një lojtar i cili ka fituar 5 Liga të Kampioneve, por ka kaq shumë vështirësi në Champions League”, përfundoi Cassano duke iu referuar humbjes së fundit të Juventusit 2-1 përballë Portos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco