Berlusconi: Unë e dua Milanon aq sa ndonjëherë bëj tifo për Interin

Berlusconi: Unë e dua Milanon aq sa ndonjëherë bëj tifo për Interin

20:25, 18/02/2021

Është presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit, por Silvio Berlusconi nuk e ndjen shumë rivalitetin me Interin, përkundrazi. I intervistuar nga “Sky Sport”, ish-numri 1 i kuqezinjve pranoi se ndiente simpati për “armiqtë” zikaltër.

“Më duhet të them se që kur isha në Monza, rastësisht po ndiqja Interin. E pashë veten rastësisht duke simpatizuar zikaltrit, dëshiroja rezultat të mirë për ta. Pa dyshim që në derbi do të bëj tifo për Milanin, por po ndiej thirrjen e shpirtit tim milanez”.

Berlusconi nuk i shmangu disa fjalë për Milani e sotëm, për Piolin dhe Ibrahimovicin.

“Ndonjë këshillë për Piolin? Ndoshta do t’i bëj një telefonatë … Ibrahimovici duhet ta përfundojë karrierën e tij në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe prandaj rekomandoj që ai ta mbyllë në Milano”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco