Grabitet shtëpia e futbollistit shqiptar, i vjedhin 70 mijë euro, orë të shtrenjta...

Grabitet shtëpia e futbollistit shqiptar, i vjedhin 70 mijë euro, orë të shtrenjta...

17:32, 18/02/2021

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj ka rënë pre e hajdutëve. Në shtëpinë e sulmuesit shqiptar, kanë hyrë hajdutë dhe kanë grabitur çfarë kanë mundur.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili zbulon çfarë ka ndodhur nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Sapo mora vesh një lajm shumë të shëmtuar, është thyer shtëpia e @reymanaj97, në Spanjë, një gjest shumë i ulët, shpresoj vlla të gjenden sa më shpejt, pasi dhe vlera nuk ishte e vogël”, shkruan Demika duke e shoqëruar me disa emoji.

“3 ora super të shtenjta dhe 70.000 Euro të vjedhura, booo uroj të gjenden sa më shpejt vlla”, shprehet në Instastory menaxheri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco