Bayern Munchen konfirmon infektimin me koronavirus të Pavard

Bayern Munchen konfirmon infektimin me koronavirus të Pavard

17:20, 18/02/2021

Konfirmohet zyrtarisht lajmi i një dite më parë për pozitivitetin me Koronavirus të një lojtari të rëndësishëm të Bayernit të Mynihut.

Në fakt, bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard, i cili, kuptohet, do t’i mungojë skuadrës bavareze derisa tamponët të tregojnë se është negativizuar nga virusi famëkeq.

Në komunikatën zyrtare të Bayernit lexohet: “Lojtari është asimptomatik dhe në izolim”.

Muajin e kaluar kishin rezultuar pozitivë Leon Goretzka dhe Javi Martinez.

Bayerni të shtunën do të përballet me Eintracht Frankfurtin në Bundesligë, ndërsa më 23 shkurt do të luajë me Lazion në “Olimpico”, në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco