Statistikat e Superiores/ Ja skema më e preferuar nga trajnerët në mbrojtje

Statistikat e Superiores/ Ja skema më e preferuar nga trajnerët në mbrojtje

16:31, 18/02/2021

Trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore pëlqejnë më shumë skemën e mbrojtjes me 4 lojtarë. Por në fakt, më pak nga sa mund të mendohet.

Interesante është statistika e skemave të përdorura nga skuadrat e Kategorisë Superiore shqiptare gjatë këtij kampionati.

Frika për të mos humbur mbizotëron qartazi, sepse skema 4-1-4-1 është më e përdorura në këtë sezon nga shqiptarët.

Skema që është bërë klasike tashmë 4-2-3-1 është një opsion shumë i vlefshëm, ndërsa Vllaznia është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.

Image

Statistikat janë nxjerrë duke u bazuar te minutat në të cilat ekipet kanë luajtur me 11-të lojtarët në fushë.

Kjo preferencë për mbrojtjet me katër lojtarë nuk është në fakt aq mbresëlënëse sa mund të duket.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco