U dëmtua ndaj Portos, ja sa pritet të mungojë Chiellini

U dëmtua ndaj Portos, ja sa pritet të mungojë Chiellini

16:31, 18/02/2021

Juventus u mund mbrëmjen e djeshme 1-2 nga Porto në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Mirëpo sikur të mos mjaftonte humbja, bardhezinjëve u duhet të bëjnë edhe pa shërbimet e Giorgio Chiellini, i cili la fushën e lojës i dëmtuar në minutën ne 35-të.

Këtë të enjte, Torinezët dhanë lajme rreth dëmtimit të kapitenit të tyre. “Giorgio Chiellini iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike këtë mëngjes në J-Medical, dhe për fat të mirë nuk u vërejt një dëmtim i muskulit të këmbës së djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite ” . Chiellini pritet të mungojë për rreth 10 ose 15 ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco