FOTO/ Klubi italian bëhet me pronar të ri

FOTO/ Klubi italian bëhet me pronar të ri

16:24, 18/02/2021

Klubi i Sienës bëhet me president të ri. Klubi i njohur, i cili aktualisht militon në Serinë D pas shumë borxheve të akumuluara nga vitet e mëparshme, ka zyrtarizuar presidentin e ri i cili do të jetë Armen Gazarjan.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Sienës me anë të një komunikate në sajtin e tij zyrtar duke deklaruar se zëvendëspresidentë do të jenë Vag Oganian dhe Alesandro Beli.

Bordi i ri drejtues i skuadrës që ka milituar më parë edhe në Serinë A italiane do të mbahet në 28 shkurt.

Ky takim pritet të mbahet me aksionerët e rinj të klubit për të caktuar zyrtarisht objektivat, synimet dhe buxhetin për të ardhmen.

Vlen të theksohet se klubi i Sienës trajner ka ish-sulmuesin e Milanit, Alberto Xhilardinon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco