Ja cilin vend e zë skitari nga Kosova në kampionatin botëror

Ja cilin vend e zë skitari nga Kosova në kampionatin botëror

16:13, 18/02/2021

Skitari Albin Tahiri zë vendin 45 nga 113 garues në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzo, disiplina e sllallomit të madh.

Albin Tahiri është renditur në vendin 45 në disiplinën e sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.

Garën nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.

Nga 113 garues, 78 sosh arritën t’i përfundojnë të dyja lëshimet, ndërsa të tjerët gabuan në lëshimin e parë ose të dytë. 

Garën nuk e përfundoi as Fiona Blaka Rusta në konkurrencën e femrave, disiplina e njëjtë. Ajo gaboi në lëshimin e parë.

Gara e sotme ishte e para për skitarët tanë në botërorin e Cortinas, ndërsa deri në fund të kampionatit do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit.

KOK, iu uron më shumë fat skitarëve tanë në disiplinën e sllallomit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco