Rivaldo ‘tërbon’ tifozët: Ndeshja kundër PSG-së është e fundit për Messin me Barçën

Rivaldo ‘tërbon’ tifozët: Ndeshja kundër PSG-së është e fundit për Messin me Barçën

15:41, 18/02/2021

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Joan Laporta në zgjedhjet e ardhshme të klubit, duke argumentuar se Barcelonës i duhet një president i fortë për ta kthyer klubin në majat e Europës.

“Kjo është arsyeja pse unë mbështes Joan Laporta”, tha fillimisht Rivaldo.

“Unë deklaroj publikisht se e mbështes Laportën sepse besoj se klubit i duhet figura e një presidenti të fortë i cili është i aftë ta kthejë klubin atje ku i takon, të luftojë për të gjitha trofetë”, tha ai.

Rivaldo gjithashtu beson se ndeshja e Lionel Messit në “Camp Nou” ndaj PSG është e fundit me klubin e Barcelonës.

“Sipas gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja e fundit e Messit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në Camp Nou”, tha Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco