Të gjithë të çmendur pas Depay, gjigantët europianë kërkojnë holandezin

Të gjithë të çmendur pas Depay, gjigantët europianë kërkojnë holandezin

15:04, 18/02/2021

Memphis Depay ka refuzuar ofertat e Lyonit për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Fakti që pas muajit maj do të jetë i lirë, ka bërë që skuadra si Juventusi, Barcelona e Borussia Dortmund të vihen në lëvizje për të marrë shërbimet e Depay, i cili është një titullar fiks i Lyonit dhe i kombëtares holandeze.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka bërë hapa konkretë këtë javë, pasi i ka paraqitur menaxherit të Depay edhe një ofertë zyrtare, teksa bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro neto në sezon.

Ndonëse oferta është mjaft joshëse, favoritja kryesore për të marrë shërbimet e Depay mbetet Barcelona, pasi sulmuesi holandez ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Ronaldo Koeman dhe do të donte të punonte sërish me të.

Edhe vetë Koeman e ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë shërbimet e holandezit, pasi ka pranuar se Barcelonës i mungon një sulmues me cilësitë e tij, që të dijë të sulmojë hapësirat dhe t’i japë thellësi skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco