Kërkoi penallti/ Ronaldo u tërbua me arbitrin në fund të ndeshjes

Kërkoi penallti/ Ronaldo u tërbua me arbitrin në fund të ndeshjes

14:20, 18/02/2021

Cristiano Ronaldo u zhgënjye me vendimin e gjyqtarit pasi në minutat e fundit të ndeshjes kërkoi penallti në përballjen kundër Portos e vlefshme për Champions League.

Në çastet e fundit të kohës shtesë, Ronaldo e ndali topin në zonë kur u pengua nga Zaidu dhe u rrëzua në tokë.

Për gjyqtarin spanjoll Carlos del Cerro Grande kontakti nuk ishte i mjaftueshëm sa për të dhënë penallti, ndërsa Ronaldo reagoi keq. CR7-ta shprehu tërbimin e tij me gjyqtarin dhe u pa duke i bërtitur gjatë përfundimit të ndeshjes.

Juventusi u mposht 2-1 nga Porto në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në “Estadio do Dragao”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco