Pirlo i zhgënjyer me futbollistët: Ja arsyeja përse humbëm në Champions

Pirlo i zhgënjyer me futbollistët: Ja arsyeja përse humbëm në Champions

12:38, 18/02/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Pas humbjes 2-1 ndaj Portos në Champions League, Pirlo pas ndeshjes theksoi se kundërshtari fitoi falë gabimeve trashanike të bardhezinjve.

“Ne u përgatitëm mirë për këtë ndeshjë. Nuk e mbajtëm qëndrimin që deshëm por fakti që e pësuam një gol në minutat e para duke ia dhuruar topin kundërshtarit në pjatën e argjendtë, i vështirësoi gjërat për ne”, tha Pirlo për Sky Sport Italia.

“Patëm qasje të gabuar pasi e pësuam edhe golin e dytë. Ne planifikuam të sulmonim në hapësira të thella, por kur e mban topin shumë në këmbë, atëherë gjërat komplikohen”, tha Pirlo.

Porto shënoi në fillim të të dy pjesëve me anë të Mehdi Taremi dhe Moussa Marega, por një gol i Federico Chiesas “mbajti” gjallë shpresat për kualifikim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco