Asani rikthehet titullar, Partizani 'fikson' formacionin për sfidën ndaj Kukësit

Asani rikthehet titullar, Partizani 'fikson' formacionin për sfidën ndaj Kukësit

12:32, 18/02/2021

Partizani dhe Kukësi do përballen në “Elbasan Arena” të dielën, sfidë që starton në orën 16:00. Ky takim vlen për javën e 20-të të Kategorisë Superiore dhe është pa diskutim kryendeshja e javës.

Trajneri Ilir Daja ka në dispozicion të gjithë lojtarët, pasi te Partizani, nuk ka as dëmtime e as pezullime nga kartonët, gjë që nuk ka ndodhur thuajse aspak gjatë gjithë sezonit. Trajneri kryeqytetas pritet të kthejë në formacion Jasir Asanin, mesfushorin 25-vjeçar që e nisi nga stoli ndeshjen e fundit me Kastriotin.

Edhe pse luajti pak minuta në fushë, Asani arriti të shënojë gol dhe të dhurojë asist në golin e tretë, të shënuar nga Lukas Kardozo. Në portë do të jetë kapiteni dhe lideri i skuadrës, Alban Hoxha.

Në mbrojtjen me katër futbollistë, Bitri dhe Belica do të luajnë në qendër, ndërsa Hakaj e Mala nga krahët, me këtë të fundit që pritet të ulë në stol Hektor Idrizajn. Murataj, Broja dhe Bardhi do të përbëjnë repartin e mesfushës, ndërsa Melo dhe Asani do të luajnë nga krahët. Stenio Junior do të jetë në majë të sulmit. Pormacioni i mundshëm i Partizanit publikuar nga 'Panorama Sport':

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco