‘Meqë gratë flitkan shumë’… Pas skandalit, Japonia emëron një femër në krye të Lojërave Olimpike

‘Meqë gratë flitkan shumë’… Pas skandalit, Japonia emëron një femër në krye të Lojërave Olimpike

10:45, 18/02/2021

Ministrja e Olimpiadës së Japonisë, Seiko Hashimoto, është emëruar kryetare e Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Tokyo 2020, pesë muaj para se të hapen Lojërat e shtyra.

Zonja Hashimoto, e cila ka përfaqësuar Japoninë në shtatë olimpiada si një patinatore garash dhe çikliste, zëvendëson Yoshiro Mori, një ish-Kryeministër japonez i cili dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të deklaratave  poshtëruese që kishte bërë në lidhje me gratë.

Zonja Hashimoto tha se kërcënimi i koronavirusit ishte detyra më e rëndësishme me të cilën ajo po përballej dhe u zotua që të zhvillonte Lojëra "të mbrojtura dhe të sigurta". "Tani unë jam këtu për të kthyer atë që i detyrohem si një sportiste," i tha ajo bordit ekzekutiv të komitetit. "Ndërsa po marr një përgjegjësi kaq të rëndë ... unë ndiej se kam nevojë të mbështes veten".

    Tenistja japoneze Naomi Osaka e mirëpriti emërimin e zonjës Hashimoto. "Ndihem sikur është vërtet mirë sepse po shtyn përpara, pengesat po thyhen, veçanërisht për femrat", tha Osaka pas fitores së saj gjysmëfinale ndaj Serena Ëilliams në Australian Open. "Na është dashur të luftojmë për kaq shumë gjëra vetëm që të jemi të barabartë. Edhe shumë gjëra ende nuk janë të barabarta ".

    Kurse zoti Mori, 83 vjeç, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi tha se gratë që bënin mbledhje "të zvarrisnin" sepse ato "flisnin aq shumë". Ai fillimisht refuzoi të jepte dorëheqjen dhe më pas u përpoq të emëronte pasardhësin e tij, Saburo Kaëabuchi, një ish-kryetar i Shoqatës së Futbollit të Japonisë.

    Kjo ndodhi kur organizatorët dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sapo kishin botuar të parën e një serie të "librave të lojërave" mbi masat e parandalimit të koronavirusit, për dhjetëra mijëra sportistë, sponsorë, gazetarë dhe zyrtarë që priteshin në Tokio, kur komentet për Morin dhe reagimi në mbarë botën kundër tij, dominuan titujt kryesorë të medias.

    Emërimi i zonjës Hashimoto vjen në një kohë delikate për Lojërat 2020. Rreth 80% e publikut japonez thotë se aktiviteti - i pari që shtyhet në historinë 124-vjeçare të Olimpiadës moderne - ose duhet të anulohet ose të shtyhet përsëri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco