Chiesa e pranon: Duhet të ndryshojmë, nëse duam të kualifikohemi!

Chiesa e pranon: Duhet të ndryshojmë, nëse duam të kualifikohemi!

10:25, 18/02/2021

Federico Chiesa pranon që Juventusi ‘duhet të tregojë diçka më shumë” në ndeshjen e kthimit në Champions League.

Bianconerët ishin në disavantazh duke pësuar një gol në minutën e fillimit të secilës pjesë, por goli i Chiesa të paktën u dha atyre shpresë për ndeshjen e kthimit.

“Në Ligën e Kampionëve, në momentin që nuk jeni plotësisht i përqendruar, kundërshtari do ju ndëshkojë ”, tha Chiesa për Sky Sport Italia.

“Ne shënuam një gol që na jep forcë për ndeshjen e dytë, e cila patjetër do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe”, u shpreh Chiesa.

Sulmuesi u premtoi tifozëve se do të jetë një Juventus ndryshe, pasi vetëm në këtë mënyrën do të mund të kualifikohen në raundin tjetër. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Torino më 9 mars dhe një fitore 1-0 do të ishte e mjaftueshme për Juve për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco