Përfundojnë pjesët e para në Champions, ja rezultatet...

Përfundojnë pjesët e para në Champions, ja rezultatet...

21:48, 17/02/2021

Kanë përfunduar dy takimet e fazës së 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Dortmund po fiton me përmbysje 3-1 ndaj Sevilla-s në Ramon Sanchez Pizjuan. Fillimisht, ishin andaluzianët që kaluan të parët në avantazh, me anë të Suso-s. Mirëpo verdhezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin, falë dygolëshit të Erling Haaland dhe supergolit të Mahmoud Dahoud.

Ndërsa në përballjen tjetër, Porto po fiton 1-0 kundër Juventusit. Në minutën e 1’ ishte Mehdi Taremi ai i cili shënoi për portugezët, pas gafës trashanike të Rodrigo Bentancur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco