La Liga/ Atletico Madrid ndalet nga një shqiptar

La Liga/ Atletico Madrid ndalet nga një shqiptar

22:15, 17/02/2021

Enis Bardhi shënon golin e parë sezonal në La Liga, një finalizim ky me shumë peshë ,sepse i siguroi një pikë Levantes përballë Atleticos së Madridit, kryesueses së kampionatit, me takimin që u mbyll 1-1.

Në fakt, bëhej fjalë për një sfidë të prapambetur, që i përkiste javës së dytë.

Mesfushori shqiptar realizoi në minutën e 17-të me një goditje të saktë në qendër të zonës, i shërbyer nga de Frutos, për të përmbyllur me sukses një kundërsulm të shpejtë të vendasve.

“Los Colchoneros” u kundërpërgjigjën shume shpejt, por Luiz Suarez (23’), Saul (24’, 36’) dhe Correa (35’) ishin të pafat në përmbylljen e aksioneve.

Gjithsesi, skuadra e Simeones e gjeti rrjetën në minutën e 37-të pikërisht me Llorenten, goditja e të cilit nga një distancë e largët përfundoi në rrjetë falë një devijimi.

Në pjesën e dytë në fushë ishte vetëm një skuadër, ajo madrilene, që rrallë herë ka shpërdoruar kaq shumë raste, me Suarez, Saul dhe Correan që u mungoi fati, ndërsa në fundin e sfidës Jan Oblak kreu një pritje të shkëlqyer, duke u mohuar golin e fitores vendasve (88’).

Një barazim që djeg për skuadrën e Simeones, e cila lë katër pikë në tri ndeshjet e fundit, me diferencën ndaj Realit dhe Barçës që ngushtohet respektivisht 6 dhe 9 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco