VIDEO/ Mbappe kërcënoi Jordi Alban: Në rrugë unë të vras!

VIDEO/ Mbappe kërcënoi Jordi Alban: Në rrugë unë të vras!

20:29, 17/02/2021

Gjatë një ndeshje futbolli, ndodh që nervat t’iu tradhtojnë. Kjo ndodhi disa javë më parë me Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët shkëmbyen fjalë jo aq të pëlqyera në derbin e Kupës së Italisë. Një episod i ngjashëm ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme midis Barcelonës dhe PSG-së.

Protagonistët? Kylian Mbappe, Gerard Pique dhe Jordi Alba, të cilët patën një debat të nxehtë pak para se të ekzekutohej një goditje e lirë në zonën e katalanasve.  Në pamjet e publikuara nga “Cuatro” shihet Jordi Alba duke i thënë sulmuesit francez "Ju po e ekzagjeroni", dhe Mbappe që i përgjigjet, duke i thënë "Nëse të shoh në rrugë, do të vras", me një spanjishte të përsosur. Në atë moment, ndërhyn Pique, duke pyetur kundërshtarin e tij dy herë "Kë do vrisje ti?". Por më pas  qetëson gjakrat me një shaka: "Ai po mëson, djali po mëson".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco