Meritan Shabani ka pasur një debutim perfekt në Holandë me ekipin e tij më të ri, VVV Venlo. Shqiptari ka shënuar në ndeshjen e tij të parë pasditen e sotme, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij në gjysmëfinalet e Kupës së Holandës.
Ish-futbollisti i Bayernit shënoi në minutën e 105’ të takimit, me kohën e rregullt që ishte mbyllur me shifrat 1-1. Shabani kontrolloi mirë një top në zonë dhe me të djathtën ndëshkoi portierin e NEC Nijmegen , duke i dhënë kualifikimin të tijve, me sfidën që u mbyll 1-2.
Në gjysmëfinalet e Kupës, Shabani do të gjejë sulmuesin e Kombëtares kuqezi Armando Broja, i cili aktivizohet me Vitessen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: