Rei Manaj shënon dopjetë për Barcelona B

Rei Manaj shënon dopjetë për Barcelona B

20:49, 17/02/2021

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është rikthyer të goli ditën e sotme.

Ai ka shënuar jo një, por dy gola, duke i dhënë një pikë Barcelonës B ndaj Prat në transfertë (2-2), në Divizionin e dytë në Spanjë.

Lojtari lushnjar është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 51’, duke i dhënë kështu avantazhin Barcelonës B.

Manaj vazhdon të tregojë formë të mirë, teksa ndihmon me golat dhe asistet ekipin e tij në arritjen e objektivave.

Prat barazoi shirat në minutën e 60′ me Neskens, por ishte përsëri Manaj, i cili në minutën e 81′ u tregua përsëri i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, për t’i dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij, që zgjati vetëm 7 minuta, pasi vendasit barazuan përsëri në minutën e 88′, për të vulosur ndeshjen në 2-2.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco