Barça – PSG/ Neymar feston si i ‘çmendur’ golin e 3-të të Mbappe-s

Barça – PSG/ Neymar feston si i ‘çmendur’ golin e 3-të të Mbappe-s

18:52, 17/02/2021

PSG fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Në një ndeshje të ndjekur nga e gjithë bota e futbollit, Kilyan Mbappe, autor i tre golave, nuk la askënd indiferent. Të gjithë, tifozët dhe lojtarët, vlerësuan performancën e sulmuesit francez dhe madje disa u entuziazmuan.

I dëmtuar pak ditë më parë, Neymar nuk mund të luante në këtë takim. Por ylli brazilian i cili mund të humbasë edhe ndeshjen e kthimit, ishte ulur para televizorit, duke ndjekur me emocion ndeshjen. Në një video të postuar në rrjetin social tëitter, ish-lojtari i Barçë-s shihet mjaft i entuziazmuar tek goli i tretë i Kilyan Mbappe-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco