'AS' artikull për mbrojtësin shqiptar: Është Bonucci i ri, Interi do të pendohet

'AS' artikull për mbrojtësin shqiptar: Është Bonucci i ri, Interi do të pendohet

15:05, 17/02/2021

E përditshmja spanjolle “AS” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit 17-vjeçar të Kombëtares Shqiptare, Ramën Çepele, të cilin e cilëson si një nga futbollistët më premtues në rolin e vet dhe nuk ngurron ta krahasojë me Leonardo Bonuccin.

Prestigjozja spanjolle nuk lë pa kritikuar edhe Interin, që humbi me parametra zero Çepelen, i cili vitin e kaluar zgjodhi të transferohet te Hannover, ku edhe po stërvitet shpesh me skuadrën e parë, në pritje të debutimit.

“Ai është Bonucci i ri, qendërmbrojtësi i të ardhmes. Është Ramën Çepele, vetëm 17 vjeç dhe një nga të paktët qendërmbrojtës që luajnë me këmbën e majtë, ndaj është e vështirë të shpjegosh sesi Interi nuk ia rinovoi kontratën, por e la të transferohej te Hannoveri. Ndonëse ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Italisë, ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i joshur edhe nga ideja e një debutimi të menjëhershëm, gjë që e bëri në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, ku tregoi një nivel të lartë. I gjatë 1.9 metra, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, janë disa nga cilësitë spikatëse te Çepele, i cili gjithashtu di të ekzekutojë mirë edhe goditjet e dënimit”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “AS”.

Ramën Çepele zgjodhi të largohej nga Interi në fillim të sezonit, për t’u bashkuar me gjermanët e Hannoverit, duke shfrytëzuar edhe faktin që i kishte përfunduar kontrata me zikaltrit.

Vetë 17-vjeçari në një intervistë për mediat shqiptare, deklaroi se vendosi t’i bashkohet Hannoverit, për faktin se në klubin gjerman do ta kishte më të lehtë të debutonte në futbollin profesionist dhe të ngjiste shkallët e karrierës./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco