Laporta jep premtimin: Do bëj gjithçka që të rinovoj me Messin

Laporta jep premtimin: Do bëj gjithçka që të rinovoj me Messin

13:22, 17/02/2021

Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta ka premtuar se do të mbajë Lionel Messin në skuadër.

Laporta ka thënë se do bëjnë çmos që të rinovojnë me Messin, por klubi duhet të fitojë tituj sepse paratë nuk kanë rëndësi për lojtarin.

“Messi është fitues dhe dëshiron të fitojë trofe me Barcelonën.

“Do bëj gjithçka që është e mundur, ka shumë që e duan dhe ne kemi nevojë për një ofertë të rëndësishme. Paratë nuk garantojnë tituj.

“Messi sjell më shumë para sesa shpenzime. Për Barcelonën është më e rëndësishmja kur e pyesin kush është më i miri në botë. Ata thonë Messi menjëherë”, deklaroi ai.

Vlen të theksojmë që PSG-ja dhe Manchester City janë interesuar për Lionel Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco