Arriti dy rekorde të tjera/ Messi shkruan historinë në Champions, bëhet i pari që...

Arriti dy rekorde të tjera/ Messi shkruan historinë në Champions, bëhet i pari që...

12:51, 17/02/2021

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez.

Me golin e djeshëm në humbjen e thellë 1 – 4, argjentinasi arriti të shënojë 17-të vite radhazi në garën më prestigjioze për klubet evropiane.

Raul ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve si adoleshent në vitin 1995 dhe ia doli të realizojë në secilin vit radhazi deri në 2011.

Ndërsa, Messi me golin e djeshëm, tani ka shënuar në 17 vite radhazi dhe mbetet të shihet në sezonin e ardhshëm nëse do e thyejë këtë rekord.

Tjetër rekord i pabesueshëm:

Goli i djeshëm ishte njëkohësisht i 20-ti për argjentinasin në të gjitha garat. Pra, Messi ka arritur që në 13 vitet e fundit të shënojë 20 gola ose më shumë për çdo sezon, që është rekord mjaftë i vështirë të arrihet.

Messi i afrohet një rekordi tjetër:

Me ndeshjen si titullar, Messi dje kompletoi paraqitjen e 760-të në karrierë për Barcelonën në të gjitha garat.

33-vjeçari do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Barcelonës, rekord që e mban Xavi me 767 ndeshje gjatë kohës së tij në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco