Barcelona vendos rekord historik, De Jong: Ka zgjidhje gjithmonë!

Barcelona vendos rekord historik, De Jong: Ka zgjidhje gjithmonë!

12:14, 17/02/2021

Barcelona vendosi një rekord negativ këtë mbrëmje. Humbja 4-1 ndaj PSG këtë mbrëmje ishte në fakt e dyta (pas Juventusit 3-0 në fazën e grupeve) me më shumë se tre gola në shtëpi këtë sezon.

Aq shumë sa kishte pësuar në 20 sezonet e mëparshme në të gjitha kompeticionet. Një shenjë e një rënie që është e vështirë të ndalet…

Frenkie de Jong, i intervistuar pas disfatës së bujshme u shpreh: “Në Paris do të përpiqemi, duhet të rimëkëmbemi në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve.

Ne patëm një fillim të mirë sonte, por në pjesën e dytë të ndeshjes PSG ishte superiore! A mund të gjejmë një zgjidhje për problemet aktuale? Gjithmonë ka zgjidhje “, fjalët e raportuara nga Sport.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco