E thotë legjenda: Mbappe është futbollisti më i mirë në botë!

E thotë legjenda: Mbappe është futbollisti më i mirë në botë!

09:28, 17/02/2021

Kylian Mbappe bëri një super paraqitje në fitoren e Paris Saint-Germain 4 me 1 ndaj Barcelonës në Champions League.

Sulmuesi francez realizoi hat-trick në përballjen në ‘Camp Nou’.  Gjatë një interviste për “BT Sport”, ish-lojtari i Chelseat, Joe Cole tha se lojtari më i mirë në Botë është Kylian Mbappe – duke e renditur francezin para Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Mbappe është futbollisti më i mirë në Botë për momentin. Impakti që ka në këtë skuadër. Vrapimi i tij fantastik. Ndoshta Ronaldo është ende, megjithatë nëse doni lojtar të ri dhe me këtë potencial, shkoni merreni Mbappen”, ka thënë Cole.

Ish-lojtari i Kombëtares së Anglisë thotë se sulmuesi francez do të arrij në nivelin e njëjtë që kishte Messi dhe Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco