PSG mposht Barcelonën në ‘Camp Nou’, shkëlqen Mbappe

PSG mposht Barcelonën në ‘Camp Nou’, shkëlqen Mbappe

23:02, 16/02/2021

PSG ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Barcelonën në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Fillimisht ishin katalantasit që kaluan të parët në avantazh, me antë të Lionel Messit (29), që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Mirëpo, parisienët u kundërpërgjigjën shumë shpejt dhe arritën të realizonin golin e barazimit, me anë të Kilyan Mbappe (31).

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën PSG arriti të përmbyste rezultatin ndaj katalanasve.

Ishte përsëri sulmuesi francez, i cili në minutën e 65’ përmbysi rezultatin, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë. Keen realizoi të tretin për skuadrën e Pochettino-s në minutën e 70’, teksa për të vulosur gjithçka mendoi përsëri Mbappe, i cili shënoi edhe të 4-in për francezët, ndërsa të tretin personal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco