Nga kriza në kampionat te Liga Kampionëve: Liverpool fiton ndaj Leipzig

Nga kriza në kampionat te Liga Kampionëve: Liverpool fiton ndaj Leipzig

23:20, 16/02/2021

Mbyllet ndeshja e1/8-ave të Ligës së Kampioneve, Leipzig-Liverpool, e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Skuadra e Jurgen Klopp fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0-2 ndaj gjermanëve të Lajpcigut. Mohamed Salah dhe Sadio Mane vulosën triumfin e pastër të të kuqve. Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë iua dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Leipzig, të cilët gabuan në markimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave.

Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmanit mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të rregullonte shënjestrën para portierit Alison.

Me fitoren e sotme, Liverpuli është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpool-Leipzig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco