Joao Felix shërohet nga Covid-19, flet Simeone: Nuk kishte shumë simptoma, nesër do...

Joao Felix shërohet nga Covid-19, flet Simeone: Nuk kishte shumë simptoma, nesër do...

20:37, 16/02/2021

Joao Felix është shëruar plotësisht nga Covid 19  dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Levantes në kampionat.

Lajmi është dhënë nga vetë trajneri i “Los Clchoneros”, Diego Simone në një konferencë për shtyp të mbajtur në prag të kësaj sfide.

“Felix nuk ka patur shumë simptoma. Ai ka punuar në shtëpi që nga dita e katërt dhe nesër mund të luaj, por ende nuk kemi vendosur se sa do të luajë", përfundoi Simeone.

Felix humbi dy ndeshjet e fundit në kampionat kundër Celta Vigo dhe Granada pikërisht për shkak të infektimit me Covid-19.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco