E konfirmojnë në Gjermani: Strakosha në bisedime me klubin e Bundesliga-s

E konfirmojnë në Gjermani: Strakosha në bisedime me klubin e Bundesliga-s

18:22, 16/02/2021

E ardhmja e Thoma Strakoshës? Portieri shqiptar, po kalon një sezon të vështirë te Lazio, teksa është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku kanë ndikuar infektimi me Koronavirus që e mbajti 1 muaj në izolim, dhe dëmtimet e shumta, teksa nga kjo ka përfituar portieri tjetër i bardhekaltërve, Pepe Reina, i cili është aktivizuar titullar në shumicën e ndeshjeve.

Tashmë, Strakosha po mendon largimin dhe në një intervistë të dhënë së fundmi, ai e pranoi se do të donte të luante për Borussia Dortmund: Borusia? Kush nuk do të donte të luante për ta!

Sipas “Sky Sport Germany” kanë nisur bisedimet mes ndërmjetësve të Borusia Dortmund dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha. Media gjermane raporton se së fundmi janë zhvilluar kontaktet e para mes përfaqësuesve të Strakoshës dhe Dortmundit.

Këta të fundit janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye kanë piketuar gardianin e Shqipërisë, me të cilin kanë nisur bisedimet.

Strakosha ka kontratë deri në verën e vitit tjetër me Lacion, por aventura me bardhekaltrit mund të mbyllet që këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco