Panucci: Ibra në Sanremo? Nuk do kishte shkuar nëse...

Panucci: Ibra në Sanremo? Nuk do kishte shkuar nëse...

18:05, 16/02/2021

Ish-trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci u ndal së fundmi për të analizuar dy rivalët e përjetshëm Interin dhe Milanin në prag të derbit së të dielës. Për “Gazza talk”, ish-mbrojtësi i famshëm italian vlerësoi maksimalisht sulmuesit Lukaku dhe Ibrahimovic, si dhe mbrojtësit Hakimi e Hernandez.

Një episod që nuk munda ta linte pa komentuar është dhe pjesëmarrja e bomberit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç në festivalin italian të këngës “Sanremo”. 47-vjeçari shtoi se nëse Fabio Capello do të ishte sot trajner i “Djallit”, ai nuk do ta lejonte Ibrën për të shkuar në festival pasi duhet të përkushtohet për ekipin në këtë moment delikat të sezonit.

 “Interi dhe Milani në prag të derbit – Nga ana psikologjike, Interi vjen më i favorizuar sepse ka marrë vendin e parë në kampionat. Megjithatë derbi i së dielës është ndeshja e duhur për të kthyer gjithçka në mënyrë pozitive.

Faktori kryesor në derbi – Nuk duhet të nervozoheni, por të përqëndroheni gjatë 90 minutave.

Ibrahimovic dhe Lukaku – Janë të dy sulmues që të krijojnë shumë probleme kur përballesh me ta. Ata të bëjnë të mendohesh një natë përpara ballafaqimit.

Teo Hernandez apo Ashraf Hakimi – I pëlqej të dy. Hakimi ka më shumë karakter sulmues sesa mbrojtës. Teo ka një këmbë të mirë dhe është vendimtar për Milanin. Real Madridi është i çuditshëm. Ndoshta ai ka bërë zgjedhje tjetër në karrierë, por ka shumë pak lojtarë në pozicion e tij me aq shumë cilësi si Teo.

Ibrahimovic në Sanremo – Jam dakord me Capellon kur thotë se më e mira do të ishte që Ibra të mos shkonte në festival. Është e vërtetë që ka kontrata dhe marrëveshje që nuk mund të shkelen. Jam i bindur se nëse do të ishte Capello trajner i Milanit, Ibrahimovic nuk do të shkonte në ‘Sanremo’ “, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco