Futbolli argjentinas në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në vitin 1978

Futbolli argjentinas në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në vitin 1978

16:50, 16/02/2021

Ka ndërruar jetë, ish-kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1978, Leopoldo Luque.

Ish-sulmuesi i River Plate dhe përfaqësuese Abiceleste u nda nga jeta pas një sulmi në zemër. Ai ishte shtruar që prej 24 dhjetorit në spital, për shkak se ishte i infektuar me Covid-19, por nuk arriti që ta fitonte betejën. Luque shënoi katër gola në vitin 1978, kur Argjentina fitoi Kupën e Botën. Sulmuesi i lindur në Santa Fe shënoi 21 gola në 43 ndeshje për Argjentinën dhe shkruajti emrin e tij tek River Plate, ku luajti midis 1975 dhe 1980.

Luque shënoi 84 gola në 207 ndeshje për River Plate dhe fitoi pesë tituj me klubin nga Buenos Aires.

Vdekja e Luque vjen tre muaj pas ish-shokut të tij të skuadrës Diego Maradona.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco