Vllaznia feston 102-vjetorin e themelimit, sponsori Xhaferi bën dedikimin special

Vllaznia feston 102-vjetorin e themelimit, sponsori Xhaferi bën dedikimin special

16:42, 16/02/2021

Ditën e sotme është 102-vjetori i themelimit të klubit të Vllaznisë. 16 shkurti është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët shkodranë.

Për këtë ditë të veçantë të klubit, nuk mund të mungonte edhe një postim i sponsorit të klubit shkodran, Alban Xhaferi.

Ky i fundit në një postim të bërë në faqen e tij, shkruan se duke u frymëzuar nga e kaluara e Vllaznisë, duhet ta çojë këtë klub në nivele të larta.

Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtetë dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar. Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite , të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare! Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit”, shkruan Xhaferi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco