Fillon xhiroja e 17-të e meshkujve në henboll

Fillon xhiroja e 17-të e meshkujve në henboll

16:47, 16/02/2021

Me ndeshjen Besa Famgas – Vushtrria fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet të martën (sonte) nga ora 19:00.

Me marrëveshje të klubeve, ndeshja luhet në Vushtrri. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 32 pikë dhe është favorite e madhe për fitoren e 17-të rresht. Vushtrria renditet e teta me 10 pikë.

Të mërkurën janë dy ndeshje: Llapi – Kastrioti (19:00), Vëllaznimi – Prishtina (17:00). Të enjten luhen ndeshjet Drenica – Prizreni (19:00) dhe Trepça – Zhegra (19:30).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco