E konfirmon gazetari/ Alaba sot i jep Bayernit mesazhin e lamtumirës

E konfirmon gazetari/ Alaba sot i jep Bayernit mesazhin e lamtumirës

15:07, 16/02/2021

David Alaba sot pritet ta japë mesazhin e lamtumirës nga skuadra e Bayern Munchen.

Mbrojtësi austriak, gjatë merkatos së verës do të largohet nga rekordmenët e Gjermanisë. Ashtu siç shkruan gazetari i njohur, Christian Falk, sot gjatë ditës, mbrojtësi Alaba do të bëjë një mesazh të lamtumirës.

“Është e vërtetë. Sot David Alaba do të njoftojë largimin nga Bayerni. Por ai nuk do ta tregojë klubin e ri”, ka shkruar Falk.

28-vjeçari është duke u kërkuar nga shumë klube, por dy nga favoritët kryesorë janë: Real Madrid dhe Chelsea.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco