Sportistët elitarë përgatiten për garat ndërkombëtare

Sportistët elitarë përgatiten për garat ndërkombëtare

14:33, 16/02/2021

Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon të mbështesë sportistët elitarë në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokyo 2020.

Këtë herë, KOK po i mbulon shpenzimet e përgatitjeve për tre karateistët elitarë: Herolind Nishevci, Elhami Shabani dhe Fortesa Orana, të cilët po marrin pjesë në kampin përgatitor ndërkombëtar, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të tre karateistët, do të përgatiten prej 11-26 shkurt 2021. 

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, po përgatitemi dy herë në ditë, ndërsa kushtet janë shumë të mira. Ka shumë garues, ku në mesin e tyre ka edhe medalistë të Evropës dhe botës, si dhe pretendentë për Lojërat Olimpike”, tha Nishevci për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Nishevci, Shabani dhe Orana janë edhe bursistë olimpikë të KOK-ut për Tokio 2020. Të tre prej vitit 2017 janë duke ndjekur normën olimpike. 

Në muajt në vijim i presin garat ndërkombëtare të vlefshme për normë. Në mars, prill dhe maj zhvillohen Premier Ligat, të cilat mbahen në Stamboll të Turqisë, Rabat të Marokosë dhe Lisbonë të Portugalisë, kurse turneu kualifikues olimpik Tokio 2020, pritet të mbahet në muajin qershor në Paris të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco