Gati largimi nga Lazio/ Dortmundi kërkon të tranferojë Strakoshën

Gati largimi nga Lazio/ Dortmundi kërkon të tranferojë Strakoshën

13:59, 16/02/2021

Thomas Strakosha nuk është më i preferuari i Simone Inzaghit për të qenë “gardian” i portës së Lazios.

Strakosha kërkon të largohet në fund të këtij sezoni, ndërsa pritet të provojë një aventurë të re në Bundesligën gjermane, shkruan “Sky Sport”, raporton SYRI.net.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se portieri shqiptar ka pasur kontakte me klubin e Borussia Dortmundit.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, tashmë ka pasur kontakte midis palëve, ndërsa Strakosha pak javë më parë deklaroi: “Unë mendoj se Borussia Dortmund është një klub i shkëlqyeshëm. Është një ekip i shkëlqyeshëm dhe me plot talente

Kujtojmë që kontrata e Strakoshës me Lazion përfundon në verën e vitit 2022 por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar. / SYRI.net / O.M /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco